Alessandro Florenzi i ka dhënë fund aventurës me Romën e tij të dashur dhe do të vazhdojë karrierën në Spanjë. Verdhekuqtë arritën një akord me Valencian dhe 28-vjeçari është huazuar deri në fund të këtij sezoni në La Liga.
Dy klubet do të diskutojnë sërish në verë për të ardhmen e lojtarit polivalent, teksa klubi iberik ka zgjedhur një mënyrë shumë të bukur për ta prezantuar lojtarin italian. Valencia ka njoftuar mbërritjen e Florenzit nëpërmjet një video ku shfaqet seriali i famshëm spanjoll “La Casa de Papel”.
“Sapo kam ardhur, Forza Valencia”, thotë shkurtimisht Florenzi, teksa edhe Roma ka publikuar në rrjetet sociale ndarjen me lojtarin, duke sjellë momentet e tij më të mira në një video. “Paç fat në këtë kapitull të ri të karrierës tënde”, lexohet në urimin e klubit kryeqytetas. /abcnews.al
— Valencia CF ?? (@valenciacf) January 30, 2020
Ciao Ale ?❤️
In bocca al lupo per questo nuovo capitolo della tua carriera#ASRoma pic.twitter.com/d91BDCPdFM
— AS Roma (@OfficialASRoma) January 30, 2020
Alessandro Florenzi ceduto a titolo temporaneo al Valencia, fino al 30 giugno 2020#ASRoma
— AS Roma (@OfficialASRoma) January 30, 2020