FIFA gëzon Luftëtarin, zbulohet marrëveshja me brazilianin Aurelio

schedule18:42 - 30 Janar, 2020

schedule 18:42 - 30 Janar, 2020

Luftëtarit i është zhbllokuar merkato dhe do të mund të regjistrojë afrimet e muajit janar. Klubi gjirokastrit nuk mund të bënte asnjë afrim për shkak se kishte një borxh që e kalonte shifrën e 50 mijë eurove.

Braziliani Marc Aurelio kishte fituar gjyqin në FIFA dhe Luftëtarit ju bllokua merkato. Pa u zgjidhur kjo çështje, gjirokastritët nuk mund të regjistronin lojtarë. Me brazilianin është gjetur gjuha e përbashkët.

Luftëtari do të duhet ta shlyejë brazilianin deri në dhjetor të vitit 2020. ABC News mëson se Aurelio fillimisht ka parë t’i derdhen në llogarinë e tij bankare 10 mijë euro. Palët kanë rënë dakord që bluzinjtë të paguajnë në total 50 mijë euro.

Sipas marrëveshjes, klubi i Superiores duhet të kalojë deri më 10 shkurt edhe 10 mijë euro në llogarinë e lojtarit. Më pas, pjesa tjetër do të shlyhet në 10 muaj. Tre mijë euro në ditën e parë të çdo muaji, deri në dhjetor, do t’i arkëtojë Aurelio dhe kjo çështje do të konsiderohej e mbyllur plotësisht. /abcnews.al

 

Faksimile e email-it që ka marrë Luftëtari