Blegtorët dibranë protestë para Prefekturës, s’përfituan subvencione

schedule12:50 - 1 Shkurt, 2018

schedule 12:50 - 1 Shkurt, 2018

Dhjetra fermerë që merren me blegtori në Dibër protestuan sot para ndërtesës së Prefekturës.

Ata thanë se janë zhgënjyer nga premtimet boshe dhe se nuk kanë përfituar asnjë subvencion për bujqësi, apo blegtori. Protestuesit thanë se ata kanë vite që nuk marrin mbështetje dhe ndihmë dhe për këtë arsye ekonomia e tyre është e dobët.

Në ditët në vijim pritet përshkallëzim i protestës, ku blegtorët paralajmëruan se do të nxjerrin në shëtitoren e qytetit bagëtitë e tyre si dhe do të derdhin nëpër rrugë me qindra litra qumësht.

/abcnews.al