”No Excuses”, shpikja e Evra që ju ndihmon për një trup perfekt

schedule15:42 - 30 Janar, 2020

schedule 15:42 - 30 Janar, 2020

Ish-mbrojtësi i Manchester United, Patrice Evra, i është futur një tjetër sfide. Francezi ka publikuar transformimin e trupit të tij në tre javë, përmes ushtrimeve në palestër dhe ushqimit të kujdesur. Evra ka krijuar programin e tij stërvitor të quajtur “No Excuses” dhe paketa kushton 20 paund.

38-vjeçari në programin e tij të cilin e ka publikuar në “Instagram”, jep 20 shembuj të ndryshëm vaktesh si dhe ushtrimet që ai ka ndjekur në palestër gjatë këtyre tetë javëve. Ai thekson se ndryshimi i trupit të tij në kaq pak kohë ka ardhur nga paketa e tij, e cila gjendet online për të gjithë ata që duan ta provojnë.

“Unë nuk u bëra kampion aksidentalisht. Kam mësuar shumë në këto 20 vite të karrierës sime dhe ka ardhur momenti që njohuritë e mia ti shkruaj në letër. ‘No Excuses’ është krijuar nga eksperienca ime dhe ju mëson ju se si unë isha i suksesshëm për kaq kohë. Ky në të majtë është Evra, i cili është ushqyer keq për një muaj dhe pa aktivitet fizik. Ndërsa në të djathtë është Evra, i cili ka ndjekur programin ‘No Excuses’,” shkruan ish-mbrojtësi i kombëtares franceze në “Instagram” bashkëngjitur me foton e transformimit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!