Akuzat nga dy gra për përdhunim kanë çuar në arrestimin e teologut mysliman Tarik Ramadan. Me nënshtetësi zvicerane dhe origjinë egjiptiane ai u ndalua në Paris ku dhe u mor në pyetje nga autoritetet franceze.
Teologu musliman Tarik Ramadan, me nështetësi zvicerane dhe origjinë egjiptiane, ëshët arrestuar nga autoritetet franceze në Paris. Ramadan u morn ë pyteje pas dy denoncimeve për përdhunim të cilat janë objekt hetimi ndaj tij. Ramadan, ka mbrojtur doktoraturën e tij në universitetin e Gjenevës me një tezë mbi gjyshin e tij, themelues të lëvizjes Vëllazëria Myslimane, por ka qenë gjithnjë në qendër të kritikave për deklaratat e tij për femrat. Akuzat e muajve të fundit i kanë kushtuar dhe postin si pedagog të studimeve islamike në Oksford, Teologu u denoncua për përdhunim nga dt gra në tetor të 2017-ës. E para është Henda Ayari, ish salafista, tashmë një militante laike dhe feminist, e cila e akuzon se e ka përdhunuar në vitin 2010 në një dhomë hoteli pasi ajo kishte shkuar ti kërkonte ëshilla fetare. E dyta është grua 40 vjecare e cila ka ruajtur anonimitetin e saj dhe e denoncon për të njëjtën vepër që sipas saj ka ndodhur në vitin 2010./abcnews.al