Mesazhi i Metës: Të bashkohemi, koha po rrjedh më shpejtësi

schedule08:12 - 30 Janar, 2020

schedule 08:12 - 30 Janar, 2020

Presidenti Ilir Meta e ka nisur ditën e sotme me një mesazh. Duke iu referuar një artikulli, ku thuhet se bizneset shqiptare po i zëvendësojnë vendet e punës me shtetas nga Azia dhe Afrika, kreu i shtteit bën thirje për zgjidhjen e krizës.

Meta shprehet se duhet të “bashkohemi kundër shpopullimit!”

Mesazhi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Zgjidhja e krizës së thellë politike dhe institucionale është domosdoshmëri për të frenuar ritmet dramatike të shpopullimit të vendit.

Ndërsa të gjithë forcat politike duhet të angazhohen me politika konkrete për t’i motivuar shqiptarët e sidomos të rinjtë për të patur mundësi më të mira të punësimit dhe karrierës këtu.

Një vend pa rini, si një shtëpi pa fëmijë!

SHQIPËRIA meriton një të ardhme të sigurt!

Të bashkohemi kundër shpopullimit!

Koha po rrjedh më shpejtësi dhe nuk kthehet mbrapa.

KOHA NUK PRET!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!