Harvey Elliot, vetëm 16 vjeç, u transferua te Liverpool në verë nga skuadra e Fulham, pasi Jurgen Klopp i beson tepër talentit anglez. Strategu gjerman e ka aktivizuar në disa sfida të Kupave të Anglisë këtë sezon, por shumicën e ndeshjeve, mëngjarashi i ka luajtur me ekipin e Liverpool U-23.
Pikërisht me këtë skuadër, Elliot ka shënuar një supergol sot, përballë bashkëmoshatarëve të Wolverhampton. Pas një krosimi nga goditja e këndit, Elliot nuk mendohet dy herë dhe kthehet me roveshatë, duke shënuar një gol fantastik dhe duke i dhënë avantazhin 3-2 Liverpoolit. Harvey Elliot ka një të ardhme të ndritur dhe në Anfield, e shohin si pasuesin ideal të Momo Salah./abcnews.al
Harvey Elliot scores an overhead kick from a corner for Liverpool U23s and then proceeds to tell schoolkids to calm down. Elite mentality. pic.twitter.com/slgTPrNIvU
— Joey ? (@StatmanJoey) January 29, 2020