Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Memushaj: Gabova, hera e parë në karrierë që më ndodh diçka e tillë

schedule20:48 - 29 Janar, 2020

schedule 20:48 - 29 Janar, 2020

Ka gjithmonë një herë të parë. Ledian Memushaj humbi ndeshjen me skuadrën e Chievo, pasi u pezullua nga ish-trajneri Luciano Zauri. Mesfushori vlonjat, në takimin kundër Livorno nuk e priti mirë zëvendësimin dhe më pas u mor edhe masa ndëshkuese ndaj tij.

“E kalova shumë keq atë ditë pas asaj që ndodhi në takimin me Livornon. Gabova, por mendova se gjërat do të zgjidheshin. Kjo për shkak se na priste një ndeshje shumë e rëndësishme kundër Chievo. Unë isha gati për atë takim”, tregon Memushaj për rete 8.it.

Vlonjati tregon edhe se si u njoftua se nuk do të ishte në takimin kundër klubit nga Verona. “Në mbrëmje më erdhi një mesazh, ku më bëhej me dije se nuk isha grumbulluar për takimin kundër skuadrës së Chieco. U ndjeva shumë keq, më ndodhi për herë të parë në karrierë”, shprehet mesfushori. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!