Adolfo Sormani nuk ka shumë për të thënë pas ndeshjes që Partizani i tij humbi me Besëlidhjen në Kupë. Rezultati 3-0 e bën të vështirë kualifikimin në fazën çerekfinale, ndërkohë që italiani ka marrë përgjegjësitë e kësaj disfate dhe kërkon falje.
“I marr unë të gjitha përgjegjësitë për këtë ndeshje. I kërkoj falje tifozëve dhe presidentit, të gjithë njerëzve që punojnë në këtë klub. Nuk kam gjë tjetër për këtë”, u shpreh Sormani, i cili thekso se në këtë ndeshje nuk funksionoi asgjë.
Në lidhje me kualifikimin, trajneri i “demave të kuq” tha: “Duhet të luajmë si një skuadër në ndeshjen e kthimit. Objektivi im është që t’i jap shpirt skuadrës. Kjo është diçka që nuk e ka. Duhet t’i bëjmë komplimente Besëlidhjes, pasi bënë lojën e tyre. Ndërkohë që ne nuk bëmë të njëjtën gjë, nuk kishim shpirt gare”. /abcnews.al
LEXO EDHE: Kritikon Dosti: Turpi më i madh në histori, delenxhinj që nuk bëjnë as për ligën e dytë