Diktatori Korean/ish-oficeri i marinës amerikane: Mund të rrëzohet pa qëlluar as një plumb

schedule21:57 - 31 Janar, 2018

schedule 21:57 - 31 Janar, 2018

Një ish-oficer i lartë i marinës dhe shërbimeve sekrete amerikane ka deklaruar se kriza bërthamore e Koresë së Veriut mund të zgjidhet fare lehtë dhe pa gjakderdhje. Në një dokument që i ka dorëzuar komisionit të forcave të armatosura të Senatit, Dennis Blair ka sugjeruar përdorimin e mjeteve të informacionit kundër regjimit të Penianit dhe jo armët luftarake. Në dokument, ish-zyrtari vë në dukje se qytetarët koreano-veriorë nuk e kanë idenë se sa e keqe është situata në vendin e tyre për shkak të kontrollit të pamëshirshëm të mediave nga regjimi. Dhe kjo sipas tij mund të përdoret si një mjet në avantazhin e Shteteve të Bashkuara. Blair sugjeron që administrata amerikane të lehtësojë sanksionet në mënyrë që në vendin e izoluar të hyjnë telefonët celularë. “Në këtë mënyrë, poseduesve të celularëve mund t’u dërgohen mesazhe me të vërtetën e hidhur”, ka rekomanduar Blair, duke shtuar se një gjë e tillë mund të ndërgjegjësojë qytetarët. Gjithashtu, ai ka propozuar futjen në Penian të CD-ve kontrabandë, me përmbajtjen e materialeve që pasqyrojnë realitetin; ose të shtrihen edhe sinjale televizive. “Objektivi është të shkëpusësh familjen Kim nga shtyllat e saj kryesore: shërbimet sekrete, ushtrinë dhe ministrinë e propagandës”, ka shtuar Blair./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!