Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tërmeti me magnitudë 4.9 shkakton panik dhe një viktimë në Durrës

schedule12:38 - 29 Janar, 2020

schedule 12:38 - 29 Janar, 2020

Tërmeti i një natë më parë zgjoi edhe njeherë frikën tek qytetarët e Durrësit. Banorët lanë menjeherë banesat, ndërsa thanë për Abc.neës se frika është e madhe. Por termeti u pasua edhe men një ngjarje te rende. Roja ë një pallati humbi jetën pasi ra nga kati i dytë një pallati në ndërtim.

Tërmeti 4.9 i shkallës Rihter që goditi vendin mbrëmjen e së martës, riktheu edhe njëherë panikun  te qytetarët.

Të frikësuar, banorët e Durrësit, baraktisën banesat dhe dolën në rrugë.  Ata treguan se frika ishte e madhe.

“Shumë jemi trembir sa po na pushon zemra. Gjithë natën këtu do qendrojmë”, shprehet një qytetare.

Fatmirësisht nga lëkundjet e së martës në qytetin bregdetar nuk pati asnjë të lënduar apo dëme materiale.

Pas lëkundjeve të tërmetit, një ngjarje e rëndë u shënua në zonën e Currilave në qytetin bregdetar.

Aksidenti ndodhi rreth orës 23:18.  Burimet bënë me dije se trupi i pajetë është gjetur tek gropa e ashensorit.

Pas ngjarjes policia ka arrestuar administratorin dhe inxhinierin e firmës, të cilët akuzohen për shkelje të kushteve të sigurisë në punë.  Sipas policisë rrezikojnë të dënohen deri në 10 vjet burg./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!