Përplaset me një karrocë, humb jetën 48 vjeçari në Fier

schedule19:46 - 31 Janar, 2018

schedule 19:46 - 31 Janar, 2018

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë të mërkurë në Fier. Një 48-vjeçar që lëvizte me motoçikletë ka gjetur vdekjen, pasi u përplas me një karrocë.  Si pasojë e përplasjes shtetasi Y.S ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Fierit. Sipas policisë ngjarja ndodhi rreth orës 18:20, në fshatin “Suk 1”.

Grupi hetimor, që po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./abcnews.al