Talenti i Arsenalit, Gabriel Martinelli, është ndër lojtarët më të përfolur në Europë, pasi paraqitjet e tij me fanellën e “Topçinjve”, kanë qenë fantastike. Pasi mori elozhet më të mëdha nga Klopp dhe Ronaldinho, 18 vjeçari ka folur vetë për mediet britanike, duke bërë një premtim të madh për tifozët e Arsenalit.
“Synimi im është të shkruaj historinë me fanellën e Arsenalit. Dua të paguaj mbrapsht gjithçka çfarë ky klub bëri për mua, besimin që më dha. Dua t’i shpërblej dhe tifozët, mbështetja e tyre ka qenë fantastike. Me Arsenalin, synoj trofe dhe të shënoj sa më shumë gola”, tha mes të tjerash talenti brazilian.
18 vjeçari ka qenë autor i 10 golave deri më tani me fanellën e Arsenalit, në vetëm 11 ndeshje si titullar. Me mungesën e Aubameyang (karton i kuq, 3 ndeshje), Martinelli u shndërrua titullar absolut në të majtë të sulmit, duke nxjerrë shpeshherë Arsenalin nga situata të vështira./abcnews.al