Sponsori më i çuditshëm në fanellën e një klubi futbolli, shpikje holandeze

schedule18:47 - 28 Janar, 2020

schedule 18:47 - 28 Janar, 2020

Risi në futbollin holandez. PSV ka një sponsor të ri që prej verës së kaluar. Klubi i formuar nga Philips nuk do të mbajë më emrin e kompanisë së famshme elektronike me bazë në Amsterdam.

Të drejtat për sponsorizim i kanë kaluar një grupi kompanish të njohur me emrin Metropoolregio Brainport Eindhoven. Kompanitë, të cilat natyrisht përfshijnë edhe Philips, kanë bashkuar forcat për ta bërë Eindhoven më të njohur si një vend inovacioni.

Zgjidhja është gjetur, ashtu siç dallohet në foton e mëposhtme. Një tekst i madh është shkruar në pjesën e kraharorit të fanellës, saktësisht teksti më i madh i shkruar në fanellën e një klubi futbolli. /abcnews.al

 

Fanella e re e PSV Eindhoven

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!