Ekstradohet nga Italia Igli Memaj, autori i dyshuar i atentatit ndaj Ines Hajrullës në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë ku mbeti i plagosur një kalimtar. Ngjarja ka ndodhur në Maj të 2019, ndërsa Memaj u arrestua nga policia italiane një muaj më parë.
Lajmi u bë i ditur nga policia, përmes një njoftimi për mediat ku thuhet se ” u krye ekstradimi nga Roma, drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar I. M. (S)., 32 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, për veprat penale” Vrasje në rrethana cilësuese “ kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Interpol Tirana
Kapen në Itali dhe ekstradohen drejt Shqipërisë dy të kërkuar, të dyshuar për vrasje dhe trafikim të narkotikëve. Nga specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Roma, Itali drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar I. M. (S)., 32 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale” Vrasje në rrethana cilësuese “ kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Përmbledhje e ngjarjes: Më datë 10.05.2019, shërbimet e Policisë Vlorë janë njoftuar për një ngjarje kriminale, për të cilën shtetasi I. M., në bashkëpunim me shtetasit F. T., G. D., D. E dhe A. L. janë autorë të dyshuar se kanë qëlluar me armë zjarri nga automjeti tip “Land Rover” në drejtim të një grup personash, në pjesën e jashtme të një lokali te Ujë i Ftohtë.
Po nga specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Milano/Itali, i shtetasit shqiptar L. S., 31 vjeç, lindur në Laç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z. Q. K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, me vendimin penal nr. 271, datë 29.07.2016, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: Më datë 28.07.2016, në automjetin që drejtohej nga shtetasi L. S. janë gjetur dhe sekuestruar 6 kg e 615 gr. cannabis sativa. Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë Durrës, ky shtetas është larguar menjëherë.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë i mundur arrestimi i tyre në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë./abcnews.al