Tani nuk ka më dyshime dhe Edinson Cavani do të transferohet tek Atletico Madrid. Sulmuesi uruguaian ndodhet në vitin e fundit të kontratës me PSG, ndërsa Diego Simeone ka insistuar gjatë gjithë kësaj kohe për ta afruar tek ekipi i tij pa pritur verën.
Foot-Mercato raporton se 33-vjeçari (i mbush për Shën Valentin) është përshëndetur për herë të fundit me shokët e skuadrës dhe pret akordin përfundimtar për të fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll. Akord që sipas Marca është arritur për shifrën e 15 milion eurove.
Kjo është oferta e fundit e “Colchoneros” pranimi nga PSG është çështje kohe. E përditshmja spanjolle raporton se ditën e djeshme vëllai i Cavanit, njëkohësisht edhe agjenti i tij, ka udhëtuar drejt Madridit dhe ka arritur një marrëveshje 2.5-vjeçare me klubin iberik. Tani pritet vetëm që PSG të pranojë ofertën prej 15 milion eurosh, teksa”El Matador” do të jetë sulmuesi i ri i Atletico Madrid. /abcnews.al