“A jeni ju Hasan Heseyin Demir?”, e ka pyetur zyrtari i Policisë së Kosovës profesorin e kimisë të shkollës “Gylistan”. “Jo nuk jam unë ky person”, ia ka kthyer ai. “Unë jam Hasan Heseyin Gunakan”.
Kjo bisedë e zhvilluar vitin e shkuar në kolegjin e Gjakovës mes mësuesit turk dhe pjestarëve të policisë së Kosovës dhe AKI-së nuk e ndaloi rrëmbimin dhe dërgimin e tij në Turqi edhe pse nuk ishte i njëjti person.
Mirëpo, edhe pse u dëguar gabimisht në Turqi dhe nuk kërkohej nga autoritetet atje, duke qenë se shkoi, gjykata e Stambollit e ka gjetur atë fajtor duke e dënuar madje edhe me burg.
Kështu, siç raporton AA, mësuesi i kimisë Hasan Huseyin Gunakan i rrëmbyer përmes një operacioni të shërbimeve sekrete turke në Kosovë është dënuar sot me tetë vite e një muaj burg me akuzën “për pjesëmarrje ne organizatë terroriste”.
Rrëmbimi i gjashtë mësuesve turq shkaktoi tërmet në Kosovë dhe Kuvendi ngriti komision hetimor duke thirrur aty edhe Presidentin Thaçi, i cili dyshohet se pati rol kryesor nga pala shqiptare. /abcnews.al