Drejtuesit e Barcelonës vijojnë punën për gjetjen e një sulmuesi. Luis Suarez nuk kthehet përpara muajit maj dhe Messi me Griezmann kanë nevojë për një numër nëntë.
Një ndër emrat që pëlqehen nga klubi katalanas është Rodrigo. 28-vjeçari i Valencias është një preferencë e vjetër dhe diçka të tillë e pranon edhe presidenti i Barcelonës në një mbrëmje gala të organizuar nga Mundo Deportivo.
“Nuk dua të përmend emra konkretë, por nëse më pyesni se a mund të jetë një nga përforcimet e sulmit, po ju tregoj se po. Rodrygo është një nga emrat e listës tonë”, thekson Josep Maria Bartomeu, kreu i Barcelonës. /abcnews.al