Ish-futbollisti legjendar i Manchester United, Eric Cantona, ka dhënë një intervistë të gjatë për “FourFourTwo”, aty ku është rikthyer pas në kohë dhe ka komentuar incidentin me një tifoz të Crystal Palace, që e goditi me shqelm, në stilin “Kung-Fu”.
Kur mendove që të luash me jakën e ngritur? Më saktë, kur të erdhi kjo ide, kopjove ndonjë tjetër, apo ishte ide origjinale e jotja?
“Nuk ishte një ide. Thjesht vesha uniformën time. Ishte ditë e ftohtë. Jaka mbeti e ngritur dhe nuk u mundova ta ul. Më pëlqeu ashtu, plus që edhe fituam. Më pas, më mbeti si zakon të luaj me jakën e ngritur, tifozëve iu pëlqente kjo gjë”.
Çfarë po mendoje kur i gjuajte atij tifozi të Crystal Palace? Nëse nuk do të rrëzoheshe, do të vazhdoje t’i gjuaje?
(Frymëmarrje e thellë) “Nuk u rrëzova, qëndrova në këmbë. Prandaj iu vërsula sërish. Nuk arrita ta gjuaj fort mjaftueshëm, duhet ta godisja edhe më fort!”
Çfarë po ndjeje në ato momente, por kur i pe përsëritjet më pas në TV? Iu pëlqeu veprimi juaj për t’u hedhur në tribunën e “Selhurst Park”?
“Nuk i kam parë përsëritjet, e dija që do të bëhej moment i diskutueshëm, kisha një numër të madh gazetarësh rreth shtëpisë time. Shtëpia ime asaj kohe ishte e vogël. Ai moment ishte një dramë, unë isha aktori kryesor. Siç e thashë dhe më lart, duhet ta godisja më fort, por të shkuara të harruara, eh?”, tha mes të tjerash Eric Cantona./abcnews.al