Nuk ishte e kënaqur me pagesën, Georgina Rodriguez merr vendimin për “Sanremo 2020”

schedule15:45 - 27 Janar, 2020

schedule 15:45 - 27 Janar, 2020

Pak ditë më parë, mediat italiane shkruan se Georgina Rodriguez po e vinte në dyshim pjesëmarrjen e saj në “Sanremo”.

Shkak u bë pagesa, pasi modelja kërkonte një shifër shumë më të lartë nga sa i ishte përcaktuar.

Produksioni kishte planifikuar një pagesë prej 20-25 mijë euro, ndërsa Georgina kërkonte 140 mijë euro.

Nuk dihet se si, por me sa duket, çështja është zgjidhur dhe Georgina ka vendosur të marrë pjesë.

Ajo është fotografuar së fundmi teksa bënte prova së bashku me producentin, Amadeus.

 

 

Modelja ishte veshur thjeshtë me një kostum gri, nga koka tek këmbët firmë.

Georgina është planifikuar të prezantojë së bashku me Alketa Vejsiun në natën e tretë të festivalit.

Këtë vit “Sanremo” do të mbahet nga data 4-8 shkurt./abcnews.al