Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO | Heroizmat e Belicës nuk mjaftojnë, goli i Abazajt mposht Partizanin

schedule20:50 - 26 Janar, 2020

schedule 20:50 - 26 Janar, 2020

Është mbyllur kryendeshja e javës së 19-të në Superiore, mes Kukësit dhe Partizanit. Ishin verilindorët ata që triumfuan me rezultatin 1-0, duke marrë tri pikët e plota dhe kreun e renditjes. Një gol i Kristal Abazaj në pjesën e dytë bëri diferencën.

Pjesa e parë ishte e barabartë mes dy skuadrave, që bënë një lojë të fortë në mesfushë dhe tentuan të shënonin me sulme të shpejta. Rastet për gol nuk munguan në fraksionin e parë të lojës, por golat po. Pjesa e dytë, do të ishte me të njëjtin ritëm, por golin do e gjenin vetëm të besuarit e Shpëtim Duros.

Në minutën e 66-të, Kukësi arriti të kalojë në avantazh, me anë të Kristal Abazajt. Sulmuesi anësor shërbehet mjaft mirë nga Shkurtaj dhe arrin të mposhtë me një parabolë portierin Hoxha. Mbrojtësi Belica fluturon dhe arrin ta largojë topin në vijën fatale, por goli gjithsesi u akordua.

Klodian Shahini, gjyqtari pas porte, ishte ai që akordoi golin për Kukësin, pasi sipas tij, topi e kishte kaluar vijën fatale. Partizani nuk arriti ta barazojë rezultatin deri në fund të sfidës dhe del kështu i mposhtur nga kjo sfidë./abcnews.al

KATEGORIA SUPERIORE, java 19
“Air Albania Stadium”, Tiranë

KUKËSI – PARTIZANI   1-0
Abazaj 66′

Kukësi: Xhika, Maliki, Teqja, Obanor, Musta, Musolli, Limaj, Rroca (Et’hemi 82′), Gavazaj (Lulaj 76′), Abazaj, Shkurtaj. Trajner: Shpëtim Duro

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Brown, Ferhati (Ferhati 72′), Trashi, Çinari, Bardhi, Solomon. Trajner: Adolfo Sormani.

Gjyqtar: Eldorjan Hamitaj

Kartonë të verdhë: Brown 17′, Solomon 54′, Hoxha 67′, Idrizaj 72′, Belica 83′

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!