“Malaj i dënuar për armëmbajte pa leje”, Bylykbashi skaner vendimit të KQZ e Prokurorisë: Shkelje flagrante e ligjit

schedule14:52 - 26 Janar, 2020

schedule 14:52 - 26 Janar, 2020

Kur demokratët zgjerojnë listën e denoncimeve të tyre për kryebashkiakë socialistë me të kaluar kriminale, hartuesi i ligjit të dekriminalizimit, Oerd Bylykbashi sjell në vëmendje shkeljet flagrante ligjore që sipas tij KQZ dhe Prokuroria kanë bërë me rastin e kryebashkiakut të Matit, Agron Malaj. Në një intervistë për ABC NEWS, Bylykbashi sqaron arsyet përse dënime penale si ajo e armëmbajtes pa leje u përcaktua si vepër që do t’i ndalonte për jetë çdo zyrtari të mbante funksion publik.

Kur drejtoi në Kuvend komisionin e Dekriminalizimit, Oerd Bylykbashi dhe përfaqsuesit e maxhorancës dakordësuan që vepra të rënda penale si vrasjet, plagosjet dhe armëmbajtja pa leje t’i ndalonte përjetësisht individëve të dënuar me vendime të formës së prerë të merrnin apo të ushtronin një funksion publik. Për ish-deputetit demokrat rasti i kryebashkiakut të Matit, Agron Malaj,  i cili e ka deklaruar vetë një dënim me burg për armëmbajtje pa leje, është rasti flagrant i shkeljes së ligjit të dekriminalziimit.

Zoti Malaj nuk ka të drejtë përjetë të kandidojë në për një funksion publik. Ligji i dekriminalizimit është shumë i qartë, armëmbajtja pa leje përjetë i ndalon kandidimin, zgjedhjen dhe marrjen apo ushtrimin e cdo lloj funksioni”, thotë Bylykbashi.

Agron Malaj kaloi në filtrat e Prokurorisë në 2017 kohë kur mori detyrën e drejtorit të OSHEE-së në Dibër. Prokurori Petrit Fusha, pas verifikimit të dënimit të Malajt në 1999 doli në konkluzionin se zyrtari në fjalë, prekej nga ligji i dekriminalizimit, por ishte rehabilituar. Duke qenë se Kodi Penal në vitin 1999 kur është dënuar Malaj, ishte ndryshe nga formulimi kur ligji i dekriminalizimit u miratua, atëherë Prokuroria i tha DAP-it, se Malaj ishte rehabilituar. Por për Bylykbashin ndryshimet në Kod nuk kanë asnjë vlerë për aq kohë sa zyrtari është i dënuar veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

Ndrydhimet e mëparshme në kod të bëra qëllimisht për të vrarë këtë nen, nuk kanë asnjë vlerë. Është si të themi që meqë ka ndryshuar neni penal në Shqipëri me numëerimin e tij, kjo nuk vlen më, por është si të thuash se Kodi Penal, grek apo italian e parashikon me një numër tjetër në kod armëmbajtjen pa leje nuk ka korespondencë despozitash dhe për rrjedhojë zoti Malaj, po të ishte i dnëuar jahstë Shqipërisë nuk do të ndalohej”, shprehet ai.

Në shkelje të rëndë me vendimin e saj për t’’i lejuar Malajt kandidimin dhe më pas marrjen e detyrës si kryebashkiak, Bylykbashi gjen edhe Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

“Veprimi i KQZ për të refuzuar ligjin është i kundërligjhëm dhe ka përgjegjësi për anëtarët e KQZ. Përdorja e nje vendimi gjykate i cili nuk është unifikues i Gjykatës së Lartë nuk e detyron KQZ te zbatojë”.

Kur referencat ligjore për fuqinë e veprimit të ligjit të dekriminalizimit i ka të shteruese, pyetjen e tij Bylykbashi e ka për kryeministrin Rama.

Partia Demokratike pas denoncimit të 6 kryebashkiakëve me të kaluar kriminale në pritje të veprimit të ligjit të dekriminalizimit, ka gati dosjen e denoncimit të një tjetër kryebashkiaku në qarkun e Tiranës me të kaluar kriminale./abcnews.al