Juventusi dhe PSG bëjnë pakt, gati shkëmbimi i dy mbrojtësve

schedule21:26 - 24 Janar, 2020

schedule 21:26 - 24 Janar, 2020

Juventusi dhe PSG mund të mbyllin një marrëveshje në orët e fundit të merkatos. Klubet janë në bisedime të avancuara për të shkëmbyer dy mbrojtësit e krahut, Mattia De Sciglio dhe Layvin Kurzaëa. Leonardo ka konsideratë të lartë për lojtarin e Juventusit dhe në Francë.

Goal.com raporton se ka shumë optimizëm që kjo marrëveshje të mbyllet, pasi edhe vetë lojtarët kanë dhënë “OK”-in për këtë lëvizje. De Sciglo kërkon më shumë hapësira dhe te PSG kanë nevojë për një mbrojtës të djathtë.

Në krahun tjetër Juventusi e do mbrojtësin Kurzawa si një alternativë për brazilianin Alex Sandro. Orët në vijim pritet të sjellin zhvillime të reja në lidhje me këtë operacion merkatoje mes dy ekipeve kampione . /abcnews.al