Basha për Indeksin e Demokracisë: Rënia me 3 vende për shkak të keqqeverisjes

schedule15:24 - 24 Janar, 2020

schedule 15:24 - 24 Janar, 2020

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reagur ndaj indeksit të demokracisë të publikuar nga “The Economist”. Në një postim në Twitter, Basha thekson se përkeqësimi në renditje me 3 vende ka ardhur për shkak te mungesës së një qeverie funksionale, parregullsive në zgjedhje, korrupsionit të lartë, sundimit të dobët të ligjit dhe mungesës së drejtësisë së pavarur.

Sipas indeksit të “The Economist”, Shqipëria shënoi përkeqësim duke rënë nga vendi i 76 në vendin e 79-të.

Ulet me 3 vende indeksi i demokracisë për Shqipërinë, The Economist: Shqipëria me regjim hibrid