Najada Çomo, shefe e shërbimit Infektiv në QSUT, e ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit” me Enkel Demin thotë se jemi në situatë ku po shkojmë drejt një epidemie.
Çomo theksoi se gripi është një sëmundje serioze e cila duhet të ketë vëmendjen e popullatës. Ajo u shprehet se ka tre ka komplikacione të mëdha që janë prekja e mushkërive, e trurit dhe prekja e muskujve të zemrës.
“Viruset A dhe B janë me koplikacione më të mëdha, janë më të shpërndarë në vite kohore. Jemi në një situatë që po shkojmë drejt epidemisë, me një fluks pak më të shtuar. Është një grup i madh i popullatës që nuk janë vaksinuar dhe kjo ndikon në shtimin e personave të prekur nga gripi”, tha Çomo.
Më tej ajo u shpreh se ka disa kritere që të shfaqet një epidemi, së pari duhet të jemi në sezon, të kemi dhe një shtrirje të caktuar, ndërsa theksoi se tashmë jemi në kohën që po hyjmë në fluksin e shtuar.
“Mos të frekuentohen vendet me publik të madh dhe me persona që janë të sëmurë. Duhet ti kushtojmë vëmendje kushteve higjeno-sanitare, ushqyerja të jetë në kushte shtëpie”, tha Çomo.
Gjatë bisedës në studio me Enkel Demin, Çomo u shpreh se shqetësimi për virusin në Kinë është shumë i madh. Prekja më e madhe është pamajftueshmëria e funksionit të mushkërisë.
“Flasim për një epidemi në një vend të largët të cilët kanë marrë masa. Si shtet kanë marrë masa drastike. Sa i takon popullatës kineze që jëton në Shqipëri nuk ka asnjë arsye për të pasur frikë. Për fat të mirë qeveria kineze ka marrë masa të fusë në “karantinë” qytetet që janë të prekura nga koronovirusi. Çështja është se a do të kemi transmetim të virusit nga njeriu te njeriu, dhe atëherë kjo do ta shtonte problematikën. Ne e kemi shumë të pakët mundësinë për tu infektuar nga koronovirusi”, tha ndër të tjera Çomo./abcnews.al