Ish-futbollisti sot në rolin e opinionistit, Ermal Tahiri ka analizuar ekipet e Partizanit dhe Skënderbeut në emisionin “Pressing” në ABC News.
“Futbolli është lojë gabimesh. Kush ekip gabion më pak, fiton. Detajet bëjnë ndryshimin. Partizani ndryshoi trajnerin, duhet të kishte një psikologji tjetër. Kishte mungesa, kishte problem anën ofensive, nuk shënonte gol. Nuk them që humbi ndeshjen prej të kuqes. Vendosja mbrapa duhet të ishte më e mirë pas 0-1.
Skënderbeu është ekipi i surprizave. Me të gjitha ekipet e forta është i balancuar dhe ka dalë me fitore. I ka lojtarët, të rinj dhe me eksperiencë. Goli i Bregut ishte spektakolar“, thekson Tahiri. /abcnews.al