U dorëzuar në polici, zbardhet dëshmia e të dyshuarit për vrasjen e Vilson Tafçiut

schedule17:17 - 23 Janar, 2020

schedule 17:17 - 23 Janar, 2020

Ndërsa policia njoftoi vetëdorëzimin e autorit të dyshuar, sipas saj, Noel Disha, ky i fundit nuk ka pranuar akuzat.

Sipas gazetarit Andi Qosja, Noel Disha mësohet të ketë thënë përpara grupit hetimor se nuk ka lidhje me vrasjen.

“Skam lidhje me vrasjen, nuk e di pse më ngatërroni në këtë histori”, ka thënë Disha.

Ndërsa policia po vazhdon hetimet, sipas raportimit të gazetarit Andi Qosja, një pistë tjetër ku grupi hetimor po punon është edhe ajo e xhelozisë.

Hetimet janë përqendruar në pistën e xhelozisë pasi dyshohet se viktima Vilson Tafçiu ka patur lidhje dashurore me një grua të martuar.

Nuk janë bërë me dije detaje të tjera për deklarimet e Dishës përpara oficerëve të policisë.

Noel Disha dyshohet si autori i vrasjes së 28  vjecarit Vilson Tafçiu mbrëmjen e të hënës në zonën e “Astirit” në Tiranë./abcnews.al