Kreu i shërbimit inteligjet amrikan Majk Pompeo ka deklaruar se ai beson se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale amerikane në vitin 2016. Gjatë një interviste për BBC-në ai ka folur edhe për marrëdhëniet me Presidentin Trump e sfidat e CIA-s.
Z.Pompeo është i qartë për vizionin e CIA-s nën Presidentin Trump. “Ne jemi spiunazhi më i mirë në botë”, thotë ai. Ne jemi të gatshëm të punojmë fort e të sigurojmë informacione secrete në emër të popullit amerikan.
Edhe pse agjensia ka bashkëpunuar me Rusinë për kundër terrorizmin, vitin e kaluar CIA ndihmoi në parandalimin e një komploti në Shën Petërburg, vetë Pompeo thotë se Rusinë e sheh kryesisht si kundërshtare, duke rënë dakord me shqetësimet e shumë vendeve europiane mbi ndërhyrjet e Rusisë. “Nuk kam parë që Rusia të jetë tërhequr nga këto veprime të saj” tha Pompeo.
I pyetur nëse ky shqetësim i tij për ndërhyrje ruse, vlen edhe për zgjedhjet amerikane të mesmandatit që do mbahen në nëntor, shefi i CIA-s përgjigjet: “Sigurisht. Kam shumë pritshmëri se ata do vazhdojnë të përpiqen ta bëjnë këtë, por kam besim se amerika do ia dalë të ketë zgjedhje të lira e të drejta dhe ne do i zmbrapsim në mënyrë që ndikimi i tyre në zgjedhjet tona të mos jetë i madh. Pompeo tha se SHBA janë të angazhuara për këtë, edhe pse vlerësimi i vërterësisë së burimeve të informacionit, nuk është detyrë e CIA-s, edhe pse shërbimet interligjente janë marrë me identifikimin e autorëve që qëndrojnë pas ndërhyrjeve ruse.
Presidenti amerikan ka hedhur poshtë pretendimet se ndërhyrjet ruse kanë ndikuar rezultatin e zgjedhjeve. Vetë Pompeo thotë se ai nuk e zbukuron situatën thjesht thotë të vërtetën. “Ne i japim pothuaj cdo ditë personalisht presidentit të vërtetën më të detajuar siç e njohim ne si CIA.
Drejtori i CIAs nuk është dakord me portretizimin që I është bërë presidentit në librin “ Zjarr e tërbim” e që vë në pikëpyetje aftësitë e Trump. “Janë absurd, thotë, nuk e kam lexuar librin e as kam ndërmend ta lexoj”
Pompeo ka folur edhe për situatën me Korenë e Veriut. Ai thotë se program bërthamor i Penianit është një çështje që qëndron në krye të axhendës. Mendojmë se ai mund të lëshojë raketa bërthamore drejt SHBA ve brenda pak muajsh, thotë pompeo “detyra jonë është të sigurojmë informacione në mënyrë që presidenti i SHBA, të ketë disa opsione për të eliminuar këtë rrezik me rrugë jo diplomatike
Presidenti dhe zyrtarët e lartë janë të qartë se ai lloj konflikti do conte në një shkatërrim në mase e humbje jetësh njerëzore, thotë pompeo
I pyetur nëse është e mundur të largohet Kim Jong Un nga pushteti apo të mos lejohet të lëshojë predhat bërthamore, ai përgjigjet “shumë gjëra janë të mundura, por pa e detajuar se çfarë nënkuptonte me këtë./abcnews.al