Manchester United ishte shumë pranë blerjes së Erling Haaland, por talenti norvegjez zgjodhi Borussia Dortmund në fund. Ole Gunnar Solskjaer ka folur rreth kësaj teme në konferencën për shtyp, duke treguar se gjithçka u bllokua falë Mino Raiolës.
Agjenti i njohur nuk ka marrëdhënie pozitive me klubin anglez dhe trajneri i United tregon se pse nuk u arrit transferimi i patriotit të tij në “Old Trafford”.
“Ka shumë rëndësi të ketë dakordësi dhe mirëkuptim kur bëhet merkato. Duhet ta jesh në gjendje të mbash nën kontroll një lojtar që blen, është e papranueshme që të kontrollohen nga agjentët e tyre, sidomos me përfshirjen e klauzolave të ndryshme“, thekson trajneri norvegjez i “Djajve”. /abcnews.al


