Foto/ Jeta prej “pashai” e shqiptarit në burg

schedule21:11 - 29 Janar, 2018

schedule 21:11 - 29 Janar, 2018

Mediat britanike kanë botuar një artikull për një të burgosur shqiptar, i cili poston fotografi në Instagram edhe pse vuan dënimin prej 25 vitesh heqje lirie në burgun Wandsworth për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje.

Tristen Asllani, 29 vjeç, së bashku me një person tjetër kanë postuar foto në një profil në Intagram të quajtur My Albanian (Shqiptari Im).

Sipas britanikes Standard, ata janë pjesë e bandës Hellbanianz, në lindje të Londrës.

“Edhe në burg i kemi të gjitha kushtet, mungojnë vetëm k***at”, kanë postuar së bashku me fotot dy shqiptarët.

Asllani u arrestua pasi përplasi makinën në një dyqan në Gusht të 2016-s. Autoritetet zbuluan më pas se 29-vjeçari ishte duke mbajtur 21 kilogramë kokainë me një vlerë prej 6 milionë eurosh.

Pronarja e dyqanit në të cilën u përplas Asllani, Renaz Ameen, ka thënë se shqiptari duhet dëbuar për në Shqipëri.

“Më bën të ndihem keq. Ai ka kaluar aq shumë kohë në burg saqë nuk i intereson për asnjë njeri tjetër. Ai duket shumë i lumtur në burg. Ata duhet ta deportojnë atë në një burg shqiptar, që të jetë më i ashpër me të”, ka thënë Ameen.

Drejtuesit e burgut janë shprehur se sjellja e 29-vjeçarit është e papranueshme dhe se kanë hequr imazhet nga rrjetet sociale. Gjithashtu, Tristan Asllanit mund t’i shtohen edhe dy vjet të tjera burgu si ndëshkim për këtë rast./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!