Duket se Angela Merkel dhe Martin Shulc po e gjejnë gjuhën edhe për cështjen në të cilën ndahen, emigracionin. Vetë socialdemokratët po shprehen optimistë në bisedimet për koalicionin qeverisës me konservatorët e kancelares.
Konservatorët e kancelares gjermane Angela Merkel dhe Social Demokratët janë shumë afër kalimit të pengesës kryesore në bisedimet për formimin e koalicionit të ri qevrisës. Kjo është konfirmuar nga një zyrtar i partisë që drejtohet nga Martin Shulc për agjencinë ndërkombëtare të lajmeve Reuters. Forcat politike po përpiqen të të përmbyllin marrëveshjen për çështjen aq shumë të diskutuar lidhur me bashkimin familjarë për azilkërkuesit e pranuar në Gjermani.
Disa anëtarë të SPD po bëjnë presion për një qasje më të butë. Ndërsa konservatorët e Merke kërkojnë të mbajnë një linjë të ashpër në çështjen e emigracionit për të shmangur humbjet në vota drejt lëvizjes së ekstremit të majtë Alternativa për Gjermaninë “AFD”, e cila hyri në parlament për herë të parë në zgjedhjet federale të shtatorit të kaluar.
Bisedimet për bashkimin familjar të zhvilluara në orët vona të së dielës përfunduan pa marrëveshje. Por lideri I deputetëve të socialdemokratëve, Malu Dreyer tha se partitë ishin në fazën përfundmitare të vulosjes së një akordi. Ai shton se ka vullnet mes gjitha palëve për arritjen e një bashkëpunimi sa I përket çështjes së emigracionit.
Ndërkohë, zyrtari i partisë që drejtohet nga Martin Shulc nënvizoi se palët negociuese nuk janë larg edhe në arritjen e një akordi për zgjidhjen e diferencave në politikat e punësimit dhe për çështjen e sigurimeve shëndetësore./abcnews.al