Largime në masë, Iliria tani rrezikon shumë

schedule15:08 - 20 Janar, 2020

schedule 15:08 - 20 Janar, 2020

Iliria e Fushë-Krujës i është nënshtruar një revolucioni në merkaton e janarit dhe me siguri trajneri Fatmir Sala është bërë me dhimbje koke. Largimet nga skuadra e tij janë të shumta dhe bëhet fjalë për gjashtë lojtarë titullarë.

I fundit që ka tërhequr dokumentacionin ka qenë Skënder Lilaj, lojtari polivalent, një ndër më të mirët në skuadrën e Ilirisë sezonet e fundit në Kategorinë e Parë.

Veç tij, edhe lojtarë të tjerë si Flogers Sala, Ardi Guri, Rimal Haxhiu, Klejdi Jazaj, Santiago Selmani, Mikel Brahilika dhe Denis Kurti kanë bërë të njëjtën gjë. I vetmi i afruar është i riu Ded Noka, produkt i moshave të Partizanit. /abcnews.al