Seanca plenare e KLP u zhvillua me 10 anëtarë, ndërsa për arsye personale mungoi anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik Cani.
Në seancën e sotme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë u miratuan komandimet në PP, për periudhën 5- vjeçare.
Me 10 vota pro u miratua projektakti për pranimin e dorëheqjes së kancelares se Prokurorisë pranë Gjykates së Apelit Durres, znj. Rudina Shermadhi.
Në mbledhje u miratua unanimisht projektakti për komandimin e magjistrates Pranvera Pustina si ndihmës magjistrate në Prokurorinë e Përgjithshme për një periudhe 5 vjeçare duke filluar nga dt. 20.01.2020 sipas kërkesës adresuar KLP nga Prokurori i Përgjithshëm.
Ndërkohë miratohet unanimisht projektakti për komandimin e magjistrati, Olsi Dado në pozicionin e ndihmës magjistrati në Prokurorinë e Përgjithshme për një periudhe 5 vjeçare duke filluar nga dt. 20.01.2020 sipas kërkesës së adresuar KLP nga Prokurori i Përgjithshëm.
Në seancën plenare të KLP miratohet unanimisht projektakti për komandimin e magjistrati Arens Çela, në pozicionin e ndihmës magjistrati në Prokurorinë e Përgjithshme për një periudhë 5 vjeçare duke filluar nga dt. 20.01.2020 sipas kërkesës adresuar KLP nga Prokurori i Përgjithshëm.
Ndërkohë Komisioni i Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale në KLP paraqit projektaktet për miratimin e relacioneve për verifikimin e pasurisë, figurës dhe integritetit si dhe kushteve të tjera ligjore të kandidatëve për t’u emëruar magjistrat Prokuror, pas diplomimit në Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2018-2019 për 10 magjistratët e rinj për secilin prej kandidatëve.
Kanditatët për tu emëruar magjistratë prokurorë, pas diplomimit në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2018-2019.
- Adnan Hoxha
- Alba Dhima
- Aurora Hajro
- Ermira Manelli
- Florian Boriçi
- Gjergji Ceka
- Ledion Tema
- Gëzim Spahiu
- Pierind Çukaj
- Xhoana Mehmetaj
/abcnews.al