Ky fëmijë i çuditi të gjithë: I mbijetoi 25 goditjeve në zemër brenda një dite

schedule10:07 - 20 Janar, 2020

schedule 10:07 - 20 Janar, 2020

Një foshnje 9 muajshe i ka habitur të gjithë pasi i mbijetoi 25 goditjeve në zemër brenda një dite të vetme. Theo Fry, tani 19 muajsh, ka pasur gjithsej 30 arreste kardiake dhe iu është nënshtruar 17 operacioneve gjatë vitit të parë të lindjes.

Ai u dërgua në spitalin Alder Hey në Liverpool pas helmimit në gjak dhe të gjithë prisnin që të vdiste. Foshnja u diagnostikua me një hark të ndërprerë të aortës, që do të thotë se zemra e tij, e cila gjithashtu kishte dy vrima, nuk mund të pomponte gjakun në trupin e tij.

Pasi u rikuperua pas operacionit të parë, Theo u kthye në spital ku pësoi sulme të përsëritura të zemrës në janar 2017. Megjithatë Theo i guximshëm luftoi për jetën dhe për habinë e mjekëve mbijetoi.

Por gjithçka u kthye në tmerr kur simptomat iu kthyen papritmas. Nëna e tij, Fauve Syers shpjegoi se Theo ishte duke fjetur kur papritur u kthye në ngjyrë blu dhe gri.

Ai u dërgua në spial dhe prindërve të vogëlushit iu tha se djali i tyre ishte në gjendje kritike për jetën.

Foshnja pësoi dështim të zemrës dhe iu duhej të bënte operacion urgjent ose do të vdiste. Dhe Theo për herë të parë bëri operacion në zemër të hapur. Ndërsa operohej pësoi atak në zemër. Ai kaloi tre muaj në spital dhe pasi luftoi me sëmundjen u dërgua në shtëpi në korrik 2017.

Por për tu kthyer sërish në spital me rrahje të shpeshta në zemër. Më 21 dhjetor, ai pati një tjetër arrest kardiak dhe zemra e tij u ndalua për 12 minuta. Gjatë Krishtlindjeve, Theo pësoi dy sulme të tjera në zemër dhe para natës së 31 janarit, ai pësoi 25 goditje në zemër brenda 24 orëve.

Sulmet e vazhdueshme nxitën kirurgun e Theo, Ramana Dhannapuneni që ta operonte. Mjeku pranoi se Theo mund të mos mbijetonte por gjithashtu mund të vdiste nëse nuk zhvillohej operacioni.

Gjatë ndërhyrjes mjeku zbuloi problemin e vogëlushit, që qëndonte në barkushen e majtë. Një vit më vonë, pas operacioni, Theo është një fëmijë i buzëqeshur dhe i shëndetshëm.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!