I fiksuar prej vitesh pas Rihanna-s, ç’mendon Chris Brown për ndarjen e saj nga Hassan Jameel?

schedule08:26 - 20 Janar, 2020

schedule 08:26 - 20 Janar, 2020

Rihanna i ka dhënë fund lidhjes me miliarderin arab Hassan Jameel, pas tri vitesh së bashku. Edhe pse çifti dukej shumë i lumtur dhe Rihanna ishte prezantuar me familjen e tij, ata kanë marrë vendimin për t’u ndarë. Menjëherë pasi lajmi u bë publik, të gjithë sytë ishin te Chris Brown. Të gjithë e dinë fiksimin e tij për Rihanna-n, kështu që të gjithë duan të dinë si ndihet ai pas këtij lajmi.

11 vite më parë, ai dhe Rihanna kanë pasur një lidhje dashurie, e cila përfundoi me sherrin e bujshëm që të gjithë e mbajnë mend. Mirëpo që prej asaj kohe, Chris ende nuk e ka harruar Ririn. Madje, ai e përmend në çdo intervistë, si dhe nuk mund të mos komentojë në çdo postim të saj në Instagram.

Por si reagoi Chris kur mori vesh lajmin e ndarjes së fiksimit të tij nga Hassan Jameel?

Me sa duket, ky nuk ishte momenti i përshtatshëm që Chris të dëgjonte një lajm të tillë, pasi prej vetëm 2 muajsh ai është bërë baba për herë të dytë. Madje, thuhet se mes tij dhe modeles Ammika Harris ka diçka më shumë sesa thjesht fakti që janë prindër të një bebushi.

“Chris ka një lidhje të fortë me çdo lajm që vjen nga Rihanna, kështu që fakti që ajo është single sërish është një lajm i madh për të. Por është një periudhë jo e mirë, sepse ai po rindërtonte marrëdhënien me Ammika-n. Një lajm i tillë nga Rihanna, mund t’u japë fund shanseve që kjo marrëdhënie të funksionojë”, -është shprehur një burim për Hollywood Life.

Edhe pse nga ana e Rihanna-s shanset që të rikthehet me Chris janë pothuajse 0, Chris vazhdon të ëndërrojë që një ditë do të mund të jenë bashkë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!