Horoskopi 20 janar, buzëqeshja nuk do ju largohet nga fytyra

schedule07:12 - 20 Janar, 2020

schedule 07:12 - 20 Janar, 2020

Horoskopi 20 janar 2020

Dashi

Për disa sektorë dita e sotme ka për të qenë e mrekullueshme, por për disa të tjerë duhet bërë kujdes. Nëse keni një lidhje, më në fund do arrini t’i sqaroni problemet që keni pasur me partnerin tuaj dhe do ndiheni më të qetë. Pas mesdite buzëqeshja do ju rikthehet si më parë. Edhe ju beqarët do jeni me fat dhe do i konkretizoni disa nga ëndrrat tuaja më të bukura. Pritet të futeni në një periudhë akoma më të këndshme. Në punë do jeni të paduruar dhe duke u nxituar do gaboni. Dijeni se vështirë të ketë kthim pas. Në planin financiar ka rrezik t’iu dalin vështirësi dhe probleme të njëpasnjëshme.

Demi

Yjet do ju bëjnë më të kontrollueshëm dhe më të logjikshëm gjatë kësaj dite.  Nëse keni një lidhje partneri juaj do tregohet më i dashur, më i përkujdesur dhe më shprehës me ju. Ai do ju gjendet pranë në çdo çast dhe do ju ofrojë ngrohtësinë aq shumë të dëshiruar. Ju beqarët do mendoni vetëm të argëtoheni dhe të dalin me miqtë duke mos e pasur mendjen për të kërkuar dashurinë e madhe. Sipas Horoskopit, në punë dihet te mateni mirë para se të filloni projekte gjigande sepse prej tyre do varet e ardhmja juaj dhe e kompanisë. Në planin financiar mos u nxitoni për asgjë në mënyrë që të mos gaboni. Huat shmangini me çdo lloj mënyre.

Binjakët

Nuk do ndiheni aspak mirë gjatë kësaj dite dhe zemra sërish do jetë bosh. Ju të dashuruarit, edhe pse në një lidhje do ndiheni shumë vetëm. Nuk do e ndieni aspak ngrohtësinë e dikurshme të partnerit dhe kjo do ju brengosë. Ju beqarët duhet të tregoheni më të matur dhe më të kujdesshëm sepse jo të gjithë personat që do iu joshin do jenë ashtu si duken në pamje të pare. Në punë nuk do ju njihen meritat dhe kjo do ju mërzitë së tepërmi. Flisni hapur me shefat dhe nëse ata nuk pranojnë disa kushte mendoni të kërkoni diçka tjetër. Në planin financiar bëjini me kujdes llogaritë në mënyrë që në një moment mos mbeteni keq.

Gaforrja

Dita e sotme do fillojë qetësisht, por dalëngadalë do zbukurohet dhe do bëhet më emocionuese. Nëse jeni në një lidhje dhe keni edhe dyshimin më të vogël ndaj partnerit tuaj, flisni hapur me të dhe mos i mbani asgjë të fshehtë. Vetëm në këtë mënyrë do i shmangni problemet serioze. Nëse jeni beqarë më në fund do realizoni një takim interesant dhe mjaft serioz. Për ju çdo gjë do ndryshoje tashme. Në punë mendohuni mirë para se të veproni dhe parashikojini ato që do ndodhin. Me shpenzimet tregohuni sa me të moderuar që të mundeni dhe nuk ka për t’iu ndodhur asgjë e keqe.

Luani

Sado të mundoheni sot nuk do mund ta përmirësoni jetën tuaj. Shpesh do jeni edhe kokëfortë dhe nuk do flisni aspak. Për të dashuruarit ka për të qenë një ditë shumë e vështirë. Ne disa momente do ndiheni si të përhumbur dhe nuk do dini çfarë të bëni. Ju beqarët nuk do jetë e nevojshme të bëni asnjë lloj përpjekjeje për ta ndryshuar statusin sepse çdo gjë do ndodhë natyrshëm. Në punë jo se do keni probleme, por nuk do jeni më këmbëngulës si më parë për të arritur atje ku keni dashur. Në planin financiar do jeni gjatë gjithë kohës optimistë dhe nuk do ndaleni përballë sfidave që do iu dalin.

Virgjëresha

Përgatituni për ditë të hareshme sot. Buzëqeshja nuk do ju largohet nga fytyra dhe çdo gjë do e bëni me dëshirë. Për ata që janë në një lidhje kjo ka për të qenë një ditë mjaft dinamike dhe plot risi. Do kaloni plot çaste të lumtura pranë atij që dashuroni dhe kënaqësitë do jenë të paimagjinueshme. Nëse jeni beqarë duhet të reflektoni disa here para se të veprojnë pasi në të kundërt mund të lëndohen. Në punë do dini t’i menaxhoni gjërat me më shumë kujdes dhe për çdo paqartësi do ju drejtoheni direkt shefave. Në planin financiar do bini viktima të dëshirave tuaja të çmendura dhe mund të mbeteni keq.

Peshorja

Do qëndroni në një vend sot dhe nuk do keni aspak dëshirë të bëni ndonjë lëvizje. Për ju që keni një lidhje ka për të qenë një ditë pasive. Here pas here edhe mund të mërziteni dhe do doni të bëni diçka ndryshe. Nëse jeni beqarë nuk do doni të bëni aspak ndryshime sepse edhe ashtu si jeni ndiheni për mrekulli. Puna nuk do ketë ndonjë zhvillim shumë të rëndësishëm. Mund të humbisni edhe disa mundësi të shkëlqyera që do iu jepen. Sipas Horoskopit, me menaxhimin e financave nuk do jeni aspak serioze dhe gjendja ka rrezik të përkeqësohet edhe më tepër. Asgjë nuk do jetë më si më parë.

Akrepi

Mundohuni të bëni çdo lloj përpjekjeje sot për ta përmirësuar marrëdhënien me të gjithë që ju rrethojnë sepse vetëm ashtu do jeni më optimistë dhe do ndiheni mirë. Ju të dashuruarit nuk do keni durimin e duhur për ta dëgjuar partnerin tuaj dhe kjo do nxitë herë pas here debate dhe probleme. Ju beqarët do keni një ditë të mbushur me aventura dhe emocione. Do bëni mirë nëse e shfrytëzoni në maksimum çdo çast sepse nuk do ketë më të tilla ditë. Në punë, ngaqë do doni të arrini çdo gjë menjëherë, ka rrezik t’i ngjitni shpejt shkallët dhe do lini boshllëqe. Financat do jenë të kënaqshme kështu që përfitoni nga për të bere edhe ndonjë investim më shumë.

Shigjetari

Kjo e sotmja nuk ka për të qenë një ditë e jashtëzakonshme, por as problematike. Ju të dashuruarit do jeni gjithë kohës me humor të mirë dhe gati për të bërë gjëra të jashtëzakonshme me atë që keni në krah. Surprizat nuk do mungojnë në shumë momente. Ju beqarët do jeni gjithashtu në humor të mirë dhe të gatshëm për të provuar eksperienca të reja. Mundësitë e sotme do jenë të shumta. Në punë fati do jetë në anën tuaj dhe do arrini t’i përmbushni që të gjitha objektivat. Financat duhen mbajtur gjithë kohës nën kontroll që të mos lindin probleme as më vonë.

Bricjapi

Sado të mundoheni ta rregulloni gjendjen gjatë kësaj dite asgjë nuk ka për të qenë e lehtë. Për ju që jeni në një lidhje, kjo e sotmja ka për të qenë një ditë e mërzitshme. Nuk do përjetoni asnjë emocion të ri dhe në shumë raste zemra do ju brengoset. Nëse jeni beqarë nga ana tjetër do jeni me shumë fat në dashuri dhe e ardhmja do ju ndryshoje brenda disa minutash. Në punë më mirë të prisni edhe disa ditë para se të ndërmerrni sfida apo të nisni angazhime të mëdha sepse sot nuk është momenti. Në planin financiar gjendja do jetë normale. Po vazhduat të reflektoni gjithmonë para se të shpenzoni nuk do keni asnjë problem.

Ujori

Turbullira dhe stuhi të mëdha priten sot në jetën tuaj. Për ju te dashuruarit do jetë ditë shumë e turbullt. Nuk do ndiheni aspak mirë në disa momente dhe do mërziteni me atë që keni në krah. Nëse jeni beqarë do jeni të palogjikshëm dhe ka mundësi të hidhni hapa të pamenduara aspak. Në punë duhet të krijoni, të shpikni dhe të jeni më këmbëngulës kurdoherë. Ato që thjesht i keni menduar gjithë këto kohë duhet t’i vini në zbatim. Buxheti nuk do jetë i keq, megjithatë po u treguat të kujdesshëm me shpenzimet do keni përfitime më vonë.

Peshqit

Përgatituni për një ditë të mbushur me emocione të fuqishme sot. Ju të dashuruarit do jeni më të përkujdesur për partnerin tuaj dhe do kaloni më tepër çaste romantike me të. Në disa momente atmosfera do ngrohet aq shumë saqë do ju duket edhe vetë sikur jeni në ëndërr. Ju beqarët mirë është të mos tregohen impulsivë sepse mund të bëni gabime me pasoja të renda për të ardhmen. Në punë do jeni përtacë në mëngjes por shumë shpejt do rimëkëmbeni dhe do doni të hidhni hapat e duhura për të arritur sa më lart. Në planin financiar do jeni me fat dhe nuk do jetë problem edhe po kryet disa shpenzime më tepër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!