Objektivi i madh i Atletico Madrid për sulmin është Edinson Cavani, por PSG ka kërkesa të larta për të lënë të lirë “El Matador”. Sulmuesit uruguaian i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe kampionët e Francës duan 30 milion euro.
Spanjollët ofrojnë deri në 10 milion euro për shërbimet e 32-vjeçarit, i cili po pret me padurim transferimin nën urdhrat e Diego Simeones. Distanca mes ofertës dhe kërkesës është e madhe dhe Atletico po sheh edhe për alternativa të tjera.
Mundo Deportivo raporton se dy janë alternativat e Cavanit: Alexandre Lacazette i Arsenalit dhe Paco Alcacer i Borussia Dortmund. Nëse nuk gjendet gjuha e përbashkët me PSG për Cavanin, Atletico do të nisë ofensivën për sulmuesin francez ose atë spanjoll. /abcnews.al