Pengmarrja në Kamëz, “ABC News” në familjen e 49-vjeçarit, policia gjen një automjet

schedule14:59 - 19 Janar, 2020

schedule 14:59 - 19 Janar, 2020

Pas pengmarrjes të ndodhur në qendër të Kamzës, policia ende nuk ka arritur të gjejë autorët dhe të rrëmbyerin, Jurgen Prenga. “ABC News” ishte në banesën ku jetojnë familjarët e 49-vjeçarit në zonën e Bathores. Policia gjeti një automjet të djegur, në Shkallnur të Durrësit, që dyshohet se u përdor nga pengmarrësit.

Vetëm 6 minuta pasi Jan Prenga, ose i njohur ndryshe me emrin Jurgen, doli nga banesa e tij në Shkollën “100-vjetori i Pavarësisë” në Bathore, u rrëmbye në mënyrë të mistershme nga dy persona të maskuar në rrugën “London” të Kamzës.

Pengmarrja është shoqëruar me shumë pikëpyetje për grupi hetimor. Askush nuk flet për 49-vjeçarin. Ai prej vitesh ka jetuar në Greqi bashkë me gruan dhe dy vajzat e tij. Ndërkohë Maria, bashkëshorja e Janit, nuk pranon të flasë për detaje me kamerat.

“Ju e keni bërë punë tuaj. Nuk del më keq se çfarë është bërë më. Mos u bëni merak? Çdo gjë është e pastër? Ju përshëndes”, shprehet bashkëshortja e tij.

Ky mesazh në gjuhën e rrëmbimit quhet “Kodi i Heshtjes”, ku palët janë duke u darkordësuar, për të arritur një marrëveshje larg syrit të autoriteteve ligjore dhe interesit të medias.

Heshtja vijon edhe në lokalin pranë banesës ku qëndron familja Prenga, të cilët tregojnë se i rrëmbyeri thirrej edhe me emrin tjetër, Doda.

“Kemi qëndruar me të. Familja më e rregullt kemi mbetur të habitur kur e pamë në televizion”, shprehen ata.

Të vetmit që flasin për kamerat janë ato që nuk banojnë aty, por duke preferuar që të mos përfshihen për ngjarjen.

 “Nuk di asgjë për këtë punë. Në Shqipëri këto gjëra po ndodhin për ditë”, shprehen banorët. Të pyetur se përsë janë të frikësuar banorët thonë për gazetarin Andi Qosja, se nuk ndjehen të frikësuar, por nuk e njohin autorin edhe banesat e tyre nuk ndodhen shumë larg.

“Nuk jemi duke pasur frikë, por nuk dimë gjë. Banoj këtu, por nuk merem me ato”, thotë një qytetare.

Ndërsa ka edhe të tjerët të cilët shprehen të habitur kur pyeten në lidhje me rrëmbimin e 49-vjeçarit.

“Nuk e kemi njohur si person, nuk kemi lidhje. E kemi dëgjuar nëpërmjet mediave”, thotë një tjetër qytetar.

Jan Prenga u dhunua para se të merrej peng me një automjet fuoristradë ngjyerë e bardhe tip Renge Rover. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se e njëjta  makina dyshohet se u gjet e djegur në fshatin Shkallnur të Durrësit, duke bërë që pengmarrësit të humbin gjurmët. Një nga pistat që po heton grupi hetimor është ajo e borxheve të pashlyera. Jan ose Jurgen Perga dyshohet se ka blerë një automjet, por nuk ka kthyer një pjesë të parave pronarëve të autmjetit.

Më shumë se 30 kamera sigurie janë sekuestruar nga grupi hetimor por ende nuk është rënë në gjurmët e të rrëmbyerit, ku për herë të fundit u njoftua se gjyrmët ishin lokalizuar në drejtim të Fushë Krujës pranë vendit të quajtur Ura e Gjoles./abcnews.al