Matteo Politano mbetet një as nën mëngë për merkaton e Interit. Mesfushori ishte shumë pranë Romës, por interistët kërkuan teste mjekësore shtesë për Leonardo Spinazolën, i cili ishte pjesë e shkëmbimit. Politano është rikthyer në Milano, por nuk pritet të qëndrojë për shumë kohë.
Këtë herë drejtuesit zikaltër po mendojnë një lëvizje e cila do të sjellë Fernando Llorenten në kampin interist. Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, destinacioni i tij i radhës pritet të jetë Napoli. Italiani do të huazohet deri në fundin e sezonit në jug të Italisë dhe e njëjta gjë pritet të ndodhë dhe për sulmuesin spanjoll.
Skemat e trajnerit Gattuso i përshtaten mjaft mirë Politanos, pasi mesfushori luan edhe në të dy krahët e sulmit. Situatë pak a shumë e njëjtë edhe për Llorenten, i cili pritet të jetë zëvendësuesi ideal i Romelu Lukakut. /abcnews.al