Vllaznia vijon me zyrtarizimet. Eugun Sidorenco ka nënshkruar për një vit me kuqeblutë. Sulmuesi moldav, i cili ka luajtur edhe me kombëtaren e vendit të tij, ishte vënë nën urdhrat e Mirsad Jonuz prej disa ditësh në Ohër.
“KF Vllaznia bën të ditur se zyrtarisht skuadrës që nga dita e sotme i është shtuar edhe sulmuesi Eugen Sidorenco. Drejtuesit e klubit besojnë se eksperienca e madhe me ekipet e tij të mëparshme, por edhe me kombëtaren e Moldavisë, do të jenë arsyet e duhura që ky futbollist ta ndihmojë Vllazninë në repartin sulmues për të shënuar golat e duhur dhe për ta ndihmuar atë në arritjen e objektivave.
Lojtari ka firmosur një kontratë njëvjeçare me klubin tonë. KF Vllaznia i uron mirëseardhjen futbollistit Eugeniu Sidorenco në familjen kuqeblu”, njofton klubi i Vllaznisë, që më parë ka zyrtarizuar afrimet e qendërmbrojtësit Mevlan Adili dhe sulmuesit Simeon Hristov. /abcnews.al