Një tjetër problem është zbuluar tek furnizimi i avionëve të tipit 737 Max. Kompania amerikane e prodhimit të aeroplanëve, Boeing, së fundmi bën me dije se në lidhje me këtë problem ka njoftuar Administratën Federale të Aviacionit.
Ndërkohë pas një kontrolli nga ekspertët është konstatuar se problemi ka të bëjë me programin që verifikon nëse monitoruesit mund të gjurmojnë sistemet kyçe të aeroplanit për të parë nëse funksionojnë siç duhet.
Kompania Boeing gjithashtu është përballur me probleme pasi dy aeroplanët e tipit 737 Max u rrëzuan në Indonezi dhe Etiopi vitin e kaluar, duke lënë të vdekur 346 persona./abcnews.al