Malaga po luan në transfertë me Fuenlabrada dhe pjesa e parë është mbyllur në barazim pa gola. Një minuta nga fundi i fraksionit të parë të lojës është regjistruar një moment shumë i diskutueshëm, që kishte për protagonist sulmuesin Armando Sadiku.
Lojtari i kombëtares shqiptare me kokë e dërgoi topin në rrjetë, por pas ndërhyrjes së VAR nuk u konsiderua i rregullt pozicioni i sulmuesit dhe u anulua goli. Një rast i dyshimtë, nëse shikohet video e këtij rasti. /abcnews.al