Gjilani ka bërë edhe një tjetër afrim. Klubi dardan i ka bërë një dhuratë tjetër trajnerit Gentian Mezani. Ata arritën akordin me mesfushorin Muamer Svraka, të cilin i prenë edhe biletën për në Turqi ku po zhvillojnë gjilanasit fazën përgatitore.
Mesfushori qendror ka një karrierë të pasur, teksa për vite të tëra ka qenë pjesë e Zeljenicar në vendin e tij, ku u shpall për tre vite kampion. Gjashtë muajt e fundit ka qenë pa ekip, ndërkohë që deri në maj është aktivizuar në Slloveni me Triglav.
Svraka njihet edhe për shënimin e golave, falë aftësisë së tij goditëse nga distanca. Në vitin 2018 është shpallur nënkampion në Estoni me skuadrën e FCI Levadia dhe ka shënuar plot 13 gola.
Mesfushori ka provuar edhe dy eksperienca në Kroaci me Rudes dhe Istra, ndërkohë që ka luajtur edhe në Iran me Paykan. Svraka ka qenë pjesë edhe e kombëtares së Bosnje Hercegovinës, duke u aktivizuar në 6 ndeshje./abcnews.al