Policia e Sarandës ka sekuestruar 15 kallëpe me tritol, me peshë totale 6 kilogramë. Eksplozivi ishte fshehur në rrugën e Kasolles, në lagjen nr.4 të qytetit.
Dy qeset plastike me lëndë plasëse u gjetën mes shkurreve pas një kontrolli të imtësishëm nga policia lokale. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit që zotëron këtë sasi tritoli./abcnews.al