Trajneri i Bolognas, Sinisa Mihajlovic tregon pse Zlatan Ibrahimovic refuzoi ofertën e tij si dhe marrëdhënien e tij me suedezin. Kujtojmë se Ibra u rikthye këtë muaj në Serie A te Milani, pas 7 viteve larg Seria A.
‘’Ibra është si një vëlla për mua. Si lojtarë kishim përplasje mes nesh, por më pas u bëmë shokë për kokë. Më erdhi keq që ai nuk erdhi këtu, por padyshim e kuptoj zgjedhjen e tij për të shkuar tek Milan, edhe pse këtu tek ne do të bënte më shumë qejf,’’ tregon tekniku serb për një program italian.
‘’Jam i lumtur që Zlatan është rikthyer në Itali. Shpresoj që ai të mos luajë kundër nesh, pasi kështu do të kemi një problem më pak për të menduar,’’ mbyll Mihajlovic. 38-vjeçari para se të zyrtarizohej kuqezi, flitej se do të transferohej tek Bologna për shkak të marrëdhënies së tij të ngushtë me trajnerin. /abcnews.al