Ministrja e Drejtësië kërkon pezullimin e gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha, pasi me vendimin e saj liroi nga burgu, Endrit Doklen. Po ashtu ministrja bën me dije se ka kërkuar nga prokuroria ndjekjen penale për gjyqtaren. Gjonaj theksoi se lirimi i të dënuarve përjetë është një këmbanë alarmi.
“Lirimi i të dënuarve me burgim të përjetshëm është një këmbanë alarmi për procesin ku ndodhet drejtësia. Ndihem e keqardhur për këtë vendim edhe pse shqetësimin e kam shprehur institutocionalisht para se të bëhej duke kërkuar verifikim të menjëhershëm. Shqetësimi ynë për gjyqtaren Enkeleda Hoxha është përçuar në 8 Janar 2018 pas lirimit të Genc Tafilit. I jam drejtuar Inspektorarit të Këshillit duke ndeshar heshtje dhe papërgjegjshmëri. Është kryer një verifikim i vendimit të gjyqtares dhe fakteve publike. Nisur nga analiza e detajuar rezulton se gjyqtarja ka marrë vendim në kundërshtim të hapur me kriteret e lirimit me kush dhe kodit penal. Edhe pse Ministria e Drejtësisë nuk ka kompetenca në sistemin e drejtësisë, ndjejmë detyrimin për t’i adresuar aktorëve të tjerë për të vepruar në interes të qytetarëve. Në datën 15 janar i jam drejtuar KLGJ për pezullimin e saj dhe marrjen e masave për shkarkimin e saj nga detyra e gjyqtarit. I kam kërkuar prokurorisë ndjekjen penale të gjyqtares për parandalimin e veprimeve të tilla. I jam drejtuar KPK dhe OMN për ndjekjen e rastit. Ndër vite ndaj kësaj gjyqtareje ndaj të cilës rëndojë denoncime për shkelje të ligjit dhe korrupsion”,tha ministrja.
Po ashtu Gjonaj bëri me dije se është pezulluar drejtori i Shërbimit të Srovës Krujë dhe është depozituar ndjekje penale ndaj tij.
“Janë marrë të gjitha masa pezullohen drejtori i Shërbimit të Srovës Krujë dhe është depozituar ndjekje penale ndaj tij. Vendime të tilla të dhëna nga një individ i caktuar apo të tjerë që e kanë të qartë që nuk do e kalojnë vettingun duhen marrë masa për të kthyer besimin e qytetarëve tek drejtësia. Kuvendi do shqyrtojë me urgjencë masa ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve KÇK””, tha ministrja. /abcnews.al