Ndalohet një automjet me lëndë narkotike në Qafë-Botë. Mjeti drejtohet nga shtetasi Arsen Hoxha, nga Cakrani i Fierit, i cili po udhëtonte me bashkëshorten drejt Greqisë.
Pasi mjeti iu ushtrua kontrollit nga policia kufitare e Sarandës, brenda mjetit u gjetën një sasi e konsiderueshme marijuane prej 70 kg.
40 vjeçari është arrestuar edhe më parë për trafik lëndësh narkotike por jo vetëm. Ai është arrestuar edhe në vitin 2014, për trafik klandestinësh në Sarandë./abcnews.al