Mesfushori anësor i Interit, Valentino Lazaro, duket shumë pranë largimit. 23 vjeçari u transferua në verë te zikaltërit për plot 19 milion euro, por ka treguar shumë pak për ta justifikuar këtë shumë. Për më tepër, duket se Lazaro nuk është në planet e Antonio Contes.
Është përgatitur një plan për mesfushorin. Lazaro do të huazohet për gjashtë muaj në një skuadër tjetër, ndërsa në verë, do t’i jepet një mundësi e fundit në fazën përgatitore të zikaltërve. 23 vjeçari është një futbollist me potencial, por nuk po ia del të tregojë vlerat e tij në San Siro.
Ekipi i Newcastle në Premier League është gati të huazojë mesfushorin, por synon që në kontratë të ketë opsion blerje, për një shumë më pak se 20 milion euro. Gjithçka pritet ta vendosë Conte, me trajnerin italian që do të thotë fjalën e fundit për këtë transferim./abcnews.al