Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Imami: Zgjodha Skënderbeun prej Dajës, dua t’i tregoj diçka atij që nuk besoi tek unë

schedule19:59 - 16 Janar, 2020

schedule 19:59 - 16 Janar, 2020

Eni Imami është një nga afrimet e pakta të Skënderbeut në merkaton e janarit. Lojtari polivalent ndihet mirë te korçarët dhe në një prononcim për Supersport tregon se e kanë pritur shumë mirë.

“Që kur kam ardhur këtu e kam ndier veten shumë të afërt, me trajnerin dhe shokët e ekipit. Po pres me padurim të rinisë kampionati, pasi pritshmëritë janë të larta”, shprehet Imami.

Futbollisti kryeqytetas e thotë hapur edhe arsyen se pse vendosi t’i bashkohej skuadrës korçare. “Skënderbeu ishte i pari që më deshi, e zgjodha prej trajnerit Daja”, deklaron mbrojtësi, i cili është një produkt i moshave të Dinamos.

Imami flet edhe për largimin nga Tirana, që u ndikua nga lëvizjet në stafin teknik. “Deri para një muaji isha pjesë e Tiranës. Ndryshimi i trajnerit, ikja e Memës dhe ardhja e të riut ndikuan që të merrja këtë vendim”, deklaron mëngjarashi.

Normalisht Imami ka edhe objektiva: “T’i marrim ndeshjet një e nga një dhe të marrim maksimumin e pikëve, ndërsa në aspektin personal dua t’u tregoj të gjithëve, sidomos dikujt që nuk kishte besim tek unë, që unë jam ky që jam”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!