Kate Middleton dhe Princ William, janë prindër të tre fëmijëve.
Më i vogli prej tyre ka ardhur në jetë një vit më parë dhe çifti mbretëror e pagëzoi me emrin Louis.
Kohëve të fundit, Kate është përfolur për një shtatzëni të katërt, megjithatë duket se ajo as nuk e ka në plan diçka të tillë
Pasi u takuan me liderë nga fe të ndryshme në Khidmat Centre në Yorkshire, Kate bisedoi me të pranishmit jashtë godinës dhe zbuloi se Princ William s’do fëmijë të tjerë.
Teksa bisedonte me fansin Josh Macpalce, i cili i tha dukeshës se si ka dërguar kartolina urimi për secilin bebush,
Kate zbuloi se shanset janë të pakta që të sjellë në jetë një tjetër fëmijë.
“Mendoj se William nuk do fëmijë të tjerë,” tha ajo.
Kujtojmë, se pak kohë më parë, dukesha tregoi hapur dëshirën për një fëmijë tjetër, por meqë duka nuk është dakord, atëherë ndoshta familja do të mbetet me tre fëmijë./abcnews.al